Aberlour A’Bunadh imazh

Aberlour A’Bunadh

€12.00
 Distileria Aberlour është themeluar në vitin 1879 nga James Fleming, i cili kishte 10 vjet përvojë në Dailuaine. Në shikim të parë, “A’Bunadh” tingëllon çuditshëm, por në fakt fjala vjen nga gaelishtja dhe do të thotë origjinë. Aberlour A'Bunadh u krijua për të nderuar historinë e gjatë të distilerisë dhe krijuesit të saj, duke përdorur metoda autentike distilimi të shekullit të 19-të – pa filtrim të ftohtë dhe i shisuar me gradacionin e fuçisë – 60 abv ose më shumë. Uiski është pa deklaratë moshe (NAS), por në të përzihen uiski të ndryshëm nga 5 deri në 25-vjeçarë dhe vjetërohet në fuçi sheri Oloroso.

 Çmime të shumta e dallojnë këtë ofertë - Medalja e Argjendtë, Best Single Malt Scotch whiskies No Age statement (NAS), World Whiskies Awards 2019. Aberlour A'Bunadh prodhohet në sasi të kufizuara dhe numri i serisë (batch) është shënuar në etiketën e çdo shisheje.

 Ngjyrë qelibari me nuanca rubini.

 Aromë çokollate të zezë dhe erëzash.

 Shije me shumë sheri, agrume, lime dhe grejpfrut.

 Përfundimi është i gjatë me lis, çokollatë dhe fruta të errëta.